DYLON

Besir Ramadani: Të gatshëm për të treguar karakter dhe për të marrë pikë të plota

Besir Ramadani: Të gatshëm për të treguar karakter dhe për të marrë pikë të plota
Avatar photo Redaksia

Futbollisti i SC Gjilanit, Besir Ramadani është shfaqur para mediave në konferencën për shtyp në prag të duelit kampional ndaj FC Malisheva, teksa ka theksuar se ai me bashkëlojtarët e tij janë të gatshëm për të shfaqur karakter dhe për të marrë pikët e plota.

Mbrojtësi i skuadrës gjilanase ka vënë në plan të parë rëndësinë e kësaj ndeshje dhe rëndësinë e arkëtimit të pikëve.

EkoHigjiena

“Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj ndeshje. Jemi të gatshëm të dalim në fushë, të tregojmë karakter dhe të marrim pikët e plota”, theksoi fillimisht Ramadani.

Ramadani gjithashtu ka bërë thirrje për kujdes të shtuar dhe për ta mbajtur sërish portën e paprekur.

“Mbrojtja fillon nga sulmi. Kemi pësuar shumë gola, por kemi filluar të mësohemi edhe të mos pranojmë gola, sikurse në ndeshjen e fundit. Jemi duke punuar shumë në këtë drejtim që të mos pranojmë gola”, përfundoi numri 6 i skuadrës kuq e bardh.

Ballafaqimi ndërmjet Gjilanit dhe Malishevës zhvillohet të dielën me fillim nga ora 13:00 në stadiumin ndihmës në Gjilan. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.