DYLON

Gjilani i pafat, e pëson në minutat shtesë

Gjilani i pafat, e pëson në minutat shtesë
Avatar photo Redaksia

Skuadra e Gjilanit ishte e pafat në ballafaqimin me Malishevën, pasi, kur u mendua se ndeshja po shkonte drejt fundit pa u prekur portat, pësoi gol në fund, më saktësisht në minutat shtesë (90’+4’), duke ngelur kështu pa pikë.

Ishte kjo ndeshje e javës së 15-të e Albi Mall Superligës së Kosovën në futboll, ku Gjilani përkundër, rasteve të shumta në pjesëlojën e dytë, në vend që të shënonte, u ndëshkua fare në fund, dhe humbi pikët.

EkoHigjiena

Ishte Bunjaku i Malishevës që ndëshkoi skuadrën gjilanase dhe i dha skuadrës së tij tre pikë.

Skuadra e Gjilanit vazhdon të jetë në pozitën e gjashtë me 17 pikë, sa ka edhe Llapi (7) e Dukagjini (8), derisa i parafundit është Ferizaj me 16 pikë dhe e përmbyll tabelën, Feronikeli me 6 pikë.

Skuadra gjilanase i duhet të vazhdojë të kërkojë formulën e daljes nga një situatë e pafavorshme, ta kërkojë stabilitetin e skuadrës dhe lojën që do t’i sjellë pikë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.