Ankuesi Shqiptar shtetas i Kosovës raporton në Policinë e Kosovës në Kamenicë se është dëmtuar kablloja elektrike rreth 50 m, nga një automjet transportues- kamion i cili dyshohet se ishte duke transportuar hekurishte nga fshati Rogoqicë ne drejtim të fshatit Koretin.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se gjithashtu nga i njëjti kamion janë dëmtuar edhe dy drita për ndriçimin e rrugës.
Rasti i referohet njësisë së hetimeve në Kamenicë.