DYLON

Mbahen dëgjimet buxhetore me stafin mjekësor në Koretin e Topanicë

Mbahen dëgjimet buxhetore me stafin mjekësor në Koretin e Topanicë
Avatar photo Redaksia

Drejtoria për Buxhet dhe Financa ka filluar me mbajtjen e dëgjimeve buxhetore, dhe dëgjimet e radhës që janë mbajtur janë ato që janë mbajtur dje në Koretin e Topanicë si dhe ai me stafin mjekësor.

Të pranishëm në këto dëgjime buxhetore ishin: Vaxhid Rexhepaj-Shef i Kabinetit të Kryetarit, Kryesuesi i Kuvendit Komunal Liridon Kastrati, drejtorët Uran Berisha, Ardita Dërmaku e Blerim Murina si dhe Zyrtari Kryesor Financiar Naser Hashani.

EkoHigjiena

Këto dëgjime po mbahen për të dëgjuar nga afër kërkesat e qytetarëve, për të hartuar listën e projekteve të cilat do të realizohen në vitin 2025.

Drejtoresha Dërmaku ka prezantuar buxhetin për vitin 2025, si dhe ka specifikuar shumën e ndarë për secilën kategori.

Kurse Shefi i Kabinetit Rexhepaj ka prezantuar para të pranishëmve projektet të cilat janë realizuar deri tani si dhe ka treguar se janë të hapur për të dëgjuar kërkesat e tjera që do të vijnë nga qytetarët.

Dëgjimet buxhetore do të vazhdojnë të mbahen edhe në lokalitetet e tjera të Komunës së Kamenicës. /2LONLINE/