Një javë që ka regjistruar edhe një aksident fatal në trafikIsmet Hashani, zëdhënës

Një javë që ka regjistruar edhe një aksident fatal në trafik

Duke iu referuar statistikave policore brenda një jave në Rajonin e Gjilanit janë regjistruar 72 incidente të natyrave të ndryshme ndërsa ka pasur 27 të arrestuar. Ndërsa sa i përket aksidenteve të trafikut janë regjistruar 24 të tilla.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë periudhës shtatë ditore, në këtë rajon ka pasur 24 aksidente trafiku nga të cilat 7 me lëndime në njerëz dhe 16 aksidente trafiku me dëme materiale, por pa lëndime si dhe një aksident fatal.

Hashani tha se gjatë kësaj periudhe shpërndarë 828 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.

Përndryshe, autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë kërkuar nga ngasësit e automjeteve që të shtojnë kujdesin dhe të jenë pjesë e komunikacionit konform ligjit duke i respektuar të gjitha rregullat, në mënyrë që t’u iket aksidenteve.

Statistika për periudhën kohore nga data 15.03.2017 deri më
21.03.2017
72 Incidente
27 Persona të arrestuar
7 Aksidente trafiku me lëndime
16 Aksidente trafiku me dëme materiale pa lëndime
828 Tiketa
1 Aksidente me fatalitet

KOMENTE