Komuna e Kamenicës njofton të gjithë qytetarët se ka filluar shpërndarja e faturave të tatimit në pronë, me postë.
Po ashtu luten të gjithë qytetarët të kryejnë obligimet e tyre sa i përket faturave të tatimit në pronë.
“Ju lusim t’u përmbahen udhëzimeve dhe këshillave të cilat i përmban prapa fatura”, thuhet në njoftimin e komunës.
Pagesa bëhet me dy këste:
Kësti i parë- deri më 30 Prill,
Kësti i dytë- deri më 30 Shtator.
“Në rast se nuk u përmbaheni këtyre dy afateve, pason kamata mujore 0.65%, dhe gjoba vjetore prej 10%. Zyra komunale e Tatimit në Pronë, duke u bazuar në Ligjin mbi Tatimin në Pronë, ka filluar procedurat për inkasimin e detyrueshëm për borxhet e papaguara të tatimit në pronë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Kamenicës. /2LONLINE/