Komuna e Kamenicës është pajisur me ID kartelat që do tregojnë vijueshmërinë në punë të zyrtarëve komunal.
Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati, ka pritur në një takim drejtorin e Agjencisë të Shoqërisë së Informacionit, Kujtim Gashin, dhe me këtë rast janë dorëzuar edhe ID kartelat për nënpunësit zyrtar.
Kryetari Kastrati ka falënderuar drejtorin Gashi për ID kartelat, të cilat, sipas tij, do të përmirësojnë dukshëm shërbimet ndaj qytetarëve.
Ndër të tjera, Kastrati, ka thënë se me sistemin e vijueshmërisë, do ta kenë më të lehtë verifikimin e prezencës së personelit në punë.
Me këtë sistem do të verifikohen të gjitha vonesat dhe daljet nga orari i punës.
E drejtori i Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, Kujtim Gashi ka thënë se janë më pak se pesë komuna që janë pajisur me këtë sistem, që do ta kontrollojë vijueshmërinë në punë.
Me këtë rast, Gashi i ka sqaruar të parit të komunës dhe zyrtarëve të tjerë, për mënyrën se si do përdoren ID kartelat