DYLON

Për nderë të “Ditëve të Diasporës” mbahet Panairi Tradicional “Ti ruajmë vlerat tona tradicionale”

Për nderë të “Ditëve të Diasporës” mbahet Panairi Tradicional “Ti ruajmë vlerat tona tradicionale”
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të Manifestimeve me rastin e “Ditëve të Diasporës”, në mesditë është hapur Panairi i shtatë me radhë tradicional regjional “Ti ruajmë vlerat tona tradicionale”.

Ky aktivitet I cili organizohet nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, në bashkëpunim me Grupin e Veprimit Lokal “Vitia” dhe organizatës IKC (Iniciative for Kosovo Community), ka për qëllim mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të promovojë ndërmarrjet vendore dhe ndërmarrësin, si dhe në krijimin e ndërmarrjeve të reja e sidomos tek femrat.

Ky Panair i prodhimeve vendore, gjithashtu ka për synim që të forcojë bashkëpunimin dhe të rris partneritetin mes prodhuesve vendor dhe institucioneve komunale.

EkoHigjiena

Duke bërë hapjen e këtij panairi, zv.kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, tha se komuna e Vitisë njihet si rajoni i kultivimit të vlerave tradicionale në shumë fusha, por më shumë njihet në prodhimet bujqësore siç janë kulturat lavërtarie, pemëtaria, perimë-kultura, bletaria, blegtoria, si dhe atë të trashëgimisë kulturore.

Ai më tej theksoi se qëllimi i këtij panairi, është ruajtja dhe promovimi i prodhimeve tradicionale, si dhe fuqizimi I fermerëve dhe bizneseve që veprojnë në rajonin e Anamoravës.

Pjesëmarrësit dhe prodhuesit e këtij panairi, prezantuan prodhimet e tyre nga sektori i bujqësisë, industrisë ushqimore, bletari, kopshtari, artizanale etj.