Kryetari Kastrati nënshkruan kontratë me organizatën “HandiKOS” në Kamenicë për përkrahjen e shërbimeve për personat me nevoja të veçanta.
Kryetari Qëndron Kastrati ka pritur sot në takim udhëheqësen e organizatës joeveritare “HandiKOS” në Kamenicë, Hyrmete Morina.
Në këtë takim Kastrati ka nënshkruar kontratën për ndarjen e mjeteve financiare për organizatën “HandiKOS”, për projektin për përkrahjen e shërbimeve për personat me nevoja të veçanta, që ofrohen nga “HandiKOS” në Kamenicë”.
I pari i komunës, Qëndron Kastrati, tha se kjo organizatë ndihmon shumë personat me aftësi të kufizuara, dhe do të ketë përkrahje brenda mundësive që i ka komuna.
“Së bashku me zonjën Hyrmete Morina, udhëheqëse në organizatën jo-qeveritare “HandiKOS” në Kamenicë, sot nënshkruam kontratën për projektin për përkrahjen e shërbimeve për personat me nevoja të veçanta që ofrohen nga “HandiKOS” në Kamenicë. Ndonëse përkrahja për personat me nevoja të veçanta nuk është e mjaftueshme, marrë parasysh kërkesat e tyre, ne si komunë në vazhdimësi u kemi ofruar mbështetje me mundësitë të cilat i kemi. Personat me nevoja të veçanta janë pjesë e shoqërisë sonë dhe duhet të trajtohen dinjitetshëm”, ka thënë Kastrati.
Ndërsa udhëheqësja e kësaj organizate, Hyrmete Morina, falenderoi Kastratin për ndarjen e këtyre mjeteve.
“Iu falenderoj për prakrahjen e vazhdueshme kryetar. Ne kemi nevoja të shumta në organizatën tonë. Këto mjete do të shpërndahen për aktivitete të ndryshme”, ka thënë ajo. /2LONLINE.com/