Komuna e Kamenicës hapi afatin për të interesuarit për bashkëfinancim të projekteve infrastrukturore.
Komuna e Kamenicës njofton Kryetarët e Këshillave Lokale të cilët janë të interesuar që me bashkëfinancim të realizojnë projekte infrastrukturore në lokalitetin e tyre për vitin 2021, duhet të parashtrojnë kërkesë pranë zyrës së Kryetarit të Komunës, Qëndron Kastrati.
Kërkesa duhet të parashtrohet me plan ideor përkatës.Afati i dorëzimit të kërkesave me projekte ideore fillon më 05 shkurt dhe është i hapur deri më 05 mars 2021. /2LONLINE.com/