Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi është pritur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. “Koordinimi dhe bashkërendimi i politikave është me rëndësi vitale për Luginën e Preshevës”, ka shkruar Kamberi në profilin e tij në Facebook.
***
Me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurt, për ta falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme publike që i ka dhënë këmbëngulësisë tonë për përfaqësim dhe për përkrahjen konkrete që po i jep Luginës së Preshevës.
Koordinimi dhe bashkërendimi i politikave është me rëndësi vitale për Luginën e Preshevës.
Faleminderit, Kryeministër