DYLON

Haziri: Përmbyllëm me sukses të jashtëzakonshëm tubimet e ndryshimit 

Haziri: Përmbyllëm me sukses të jashtëzakonshëm tubimet e ndryshimit 
Avatar photo Redaksia

”Tetorin, nëntorin e dhjetorin i kemi fituar me mobilizim, në Gjilan, Anamoravë dhe në tërë Kosovën. Ky mobilizim i LDK-së, bashkë me mërgatën tonë të cilët i falënderojmë pafund për pjesëmarrjen dhe regjistrimin, do ta dëshmojë rikthimin dhe triumfin e madh të LDK-së më 9 shkurt”, thotë Lutfi Haziri, kryetari i LDK-së së Gjilanit, njëherësh nënkryetar në nivel qendror.

Ai  ka shtuar se falënderon deri në përulje të gjithë rugovistëve, të cilët janë bërë sërish bashkë e në mbështetje ndaj listës fituese në krye me kryeministrin Abdixhiku.

EkoHigjiena

“Për rikthimin e dinjitetit të qytetarëve të Republikës, të Gjilanit e Anamoravës dhe për secilin qytet e fshat të vendit”, ka thënë Haziri, i cili është edhe kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës, në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.