DYLON

Osmani: Presidentit Meta i shpreha mirënjohje të thellë për mbështetjen e palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës

Osmani: Presidentit Meta i shpreha mirënjohje të thellë për mbështetjen e palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka pritur Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta me nderimet më të larta shtetërore me rastin e përmbylljes së mandatit të tij.

Pas kësaj ceremonie, Presidentja Osmani dhe Presidenti Meta kanë mbajtur takim, ndërkaq në fund u janë drejtuar mediave.

EkoHigjiena

Presidentja Osmani ka thënë se me presidentin Meta kanë diskutuar për rëndësinë jetike të thellimit të marrëdhënieve vëllazërore në mes të dy shteteve tona, konsolidimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e ndërsjellë për të ardhmen tonë euroatlantike.

“Me Presidentin Ilir Meta, i cili po qëndron në Kosovë me rastin e përmbylljes së mandatit të tij, diskutuam për rëndësinë jetike të thellimit të marrëdhënieve vëllazërore në mes të dy shteteve tona, konsolidimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e ndërsjellë për të ardhmen tonë euroatlantike”, ka theksuar Presidentja Osmani.

E para e vendit i ka shprehur mirënjohje të thellë presidentit Meta për mbështetjen e palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.

“Presidentit Meta i shpreha mirënjohje të thellë për mbështetjen e palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, si dhe për përpjekjet e tij të vazhdueshme për ta forcuar edhe më shumë partneritetin në mes të Kosovës dhe Shqipërisë”, ka thënë Presidentja Osmani. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.