Në kuadër të Manifestimi tradicional mbarëkombëtar kulturor e sportiv “Flakadani i Karadakut 2018”, në Viti është mbajtur Ora e madhe letrare, në të cilën morrën pjesë krijues, poetë e shkrimtar nga hapësirat mbarë shqiptare.
Në këtë aktivitet që ka pasur karakter garues, vendin e parë e zuri poetja Kaltrinë Lohaj përmes krijimit të saj që ju kushtohet nënës, vendi i dytë i takoi shkrimtarit Nexhat Rexha nga Kamenica, kurse vendi i tretë, poetit nga Tirana, Hyqmet Hasko.
Kurse, gjatë kësaj ngjarje, poeti Ramadan Musliu, është nderuar për vepër jetësore.
Ndryshe, Qahil Sinani, Drejtor i DKA-së në Viti, në fjalën e tij hyrëse ndër tjerash theksoi se përmes pjesëmarrjës së poetëve shqiptarë anëmbanë trojeve shqipe ata me krijimet e tyre po nderojnë dëshmorin Nijazi Azemi-Komandant Mjekra.