DYLON

Poezia e Shqipe Hasanit fituese e çmimit kryesor të Orës së madhe letrare “Flakadani i Karadakut”

Poezia e Shqipe Hasanit fituese e çmimit kryesor të Orës së madhe letrare “Flakadani i Karadakut”
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të Manifestimi tradicional mbarëkombëtar kulturor e sportiv “Flakadani i Karadakut 2024”, në Viti është mbajtur ora e madhe letrare, në të cilën kanë marrë pjesë krijues, poetë e shkrimtarë nga hapësirat mbarë shqiptare. Fadil Abazi, kryetar i shoqatës së shkrimtarëve dhe krijuesve “Ramadan Musliu” në Viti, e shpalli të hapur këtë orë letrare,  duke bërë të ditur se është publikuar edhe revista letrare me poezitë e këtij edicioni.

Ndërkaq zëvendëryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu tha se Vitia është vend i bekuar i kulturës dhe arsimit shqip duke përmendur dy shkollat e para shqipe në këtë komunë.

EkoHigjiena

Kurse, Valmir Sahiti, drejtor i DKRS-së në Viti, falënderoi shoqatën ” Ramadan Musliu”, krijuesin Ismajl Baftjari dhe gjithë artistët dhe të gjithë të tjerët për organizimin e vazhdueshme të orës së madhe letrare në Viti deri në këtë edicion të 23-të.

Juria profesionale në përbërje Sabit Rrustemi, Zyrafete Shala dhe Merxhan Avdyli, çmimin kryesor të Orës letrare ia ndan Shqipe Hasanit për poezinë “Shpirt  me ëndërr atdheu”, dedikuar dëshmorit Njazi Azemi-Komandant Mjekrra. Ndërsa vendin e parë ia ndanë poetit Nexhat Rexhës, vendi i dytë Farida Ramadanit dhe vendi i tretë Bilall Maliqi.

 Mirënjohjet për pjesëmarrësit dhe çmimet janë ndarë nga drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Valmir Sahiti, Ramush Azemi, babai i dëshmorit Nijazi Azemi – komandat Mjekra si dhe zëvendëskryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.