DYLON

U hap Manifestimi Tradicional Kulturor e Sportiv “Flakadani i Karadakut”

U hap Manifestimi Tradicional Kulturor e Sportiv “Flakadani i Karadakut”
Avatar photo Redaksia

Sot në Viti është hapur edicioni i 23-të i Manifestimit tradicional kulturor e sportiv “Flakadani i Karadakut 2024”. Hapja u bë në mënyrë solemne me ndezjen e flakadanit nga ana e zëvendëskryetarit të komunës së Vitisë, Hasan Aliu, babait të dëshmorit Nijazi Azemi “Komandat Mjekra” -Ramush Azemi, përfaqësues të UÇPMB-së dhe OVL-UÇK-së në Viti.

Në fjalën e rastit, zëvendëskryetari i komunës Hasan Aliu, theksoi se manifestimi tradicional gjithëkombëtar Kulturor e sportivë “Flakadani i Karadakut”, që personifikon figurën e dëshmorit të kombit Njazi Azemi –komandant Mjekra, është një nga ngjarjet më kulmore në komunën e Vitisë.

EkoHigjiena

“Flakadani si simbol i rezistencës dhe lavdisë, edhe sivjet do të grumbullojë në Viti artistë e piktor, shkrimtar e poet, solistë e valltarë, shoqëri e Ansamble, sportistë e sportiste nga të gjitha trojet shqiptare, që me aktivitetet e tyre, nderojnë figurën e komandant Mjekrës dhe gjithë dëshmorëve të lirisë, të cilët dhanë më të shtrenjtën jetën, për lirinë që ne sot po e gëzojmë. Kjo ngjarje, që sonte po dëshmon madhështinë që do ta ketë manifestimi i sivjetmë, sikur edhe në 23 vitet e kaluar” , u shpreh Aliu.

Ai gjithashtu theksoi se me prezencën në këto ngjarje po nderohen edhe vepra e komandantit Nijazi Azemi por edhe të dëshmorëve në gjithë shqiptarinë.

Ndërsa në emër të OVL të UÇK-së, foli kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari. Agjendën e aktiviteteve kulturore e sportive të “Flakadanit të Karadakut 2024” e prezantoi drejtori për Kulturë, Rini e Sport, Valmir Sahiti.

Më pas, nisi dita e parë e festivalit të ansambleve dhe shoqërive kulturore dhe artistike ku do të marrin pjesë këto grupe: AKV “Kemajl Azizi”- Viti, SHKA “Drenica”- Skenderaj, SHKA “Zëri i Luginës”- Lugina e Preshevës, si dhe AKV “ Bajram Curri”- Prishtinë.

Në program, nesër në ora 11:00 në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti do të mbahen garat rajonale të recituesve të shkollave të mesme. Po ashtu, në orën 15:00 në sallën e koncerteve do të mbahen aktivitete të ditës së dytë të festivalit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.