Në kuadër të përgatitjeve fizike, FSK-ja mbanë seminar në Brazilian ,,Jiu-Jitsu” nga Instruktor Nikollë Domgjoni nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Brazilian Jiu-Jitsu (BJJ) është një sistem luftimi i bazuar në tokë, i krijuar për të neutralizuar një kundërshtar më të madh fizikisht, dhe i hapur për t`u praktikuar pavarësisht nga, mosha apo gjinia.
Instruktori Domgjoni përgëzoi pjesëmarrësit për paraqitjen dhe përformancën e shkëlqyeshme dhe falënderoi të pranishmit dhe organizatorët që ndihmuan në realizimin e këtij seminari.
Shefi i stafit të Shtabit të Përgjithshëm gjeneral brigade Jeton Dreshaj e falënderoi instruktorin Domgjoni, për mundësin që ju ka ofruar personelit të FSK-së, që të marrin shkathtësi të reja dhe ato të praktikohen në kalitjen fizike të pjesëtarëve të FSK-së. /2LONLINE/