DYLON

Kryetari Alban Hyseni pret në takim shefin e EULEX-it, Wigemark, e falënderon për donacionin e pajisjeve shkollore

Kryetari Alban Hyseni pret në takim shefin e EULEX-it, Wigemark, e falënderon për donacionin e pajisjeve shkollore
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur sot në takim shefin e misionit të EULEX në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark.Kryetari Hyseni e ka falënderuar shefin e EULEX’it për vizitën dhe donacionin e ofruar të  pajisjeve shkollore për dy shkolla të Gjilanit.

“Me qëllim të rritjes së kualitetit të arsimit si dhe të punës drejt sigurisë e sundimit të ligjit, sot dy shkolla të Gjilanit kanë pranuar donacion të pajisjeve shkollore nga EULEX. Bashkë me Shefin e Misionit të EULEX, z. Lars-Gunnar Wigemark, sot u takuam e pastaj vizituam shkollën “Musa Zajmi” dhe gjimnazin “Vuk Karaxhiq” për t’ua dhuruar këtë donacion personalisht.

EkoHigjiena

Gjatë takimit e përgëzova z. Wigemark për punën e shquar të EULEX-it në Kosovë si dhe e informova se komuna e Gjilanit e mirëpret bashkëpunimin e misionit në fusha të ndryshme që do të kontribuojnë jo vetëm në fushën e arsimit por edhe atë të sigurisë, digjitalizimit, dhe forenzikës”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.