Analisti dhe njohësi i çështjeve të sigurisë Fadil Kajtazi, ka shkruar në profilin e tij se rrëzimi i xhamisë në Zemun, dëshmon edhe njëherë shovinizmin që në Serbi prodhohet nga Kisha Ortodokse Serbe, elitat politike serbe dhe elitat intelektuale.
Për më tepër, ja postimi i plotë i Kajtazit
Rrëzimi i xhamisë në Zemun, dëshmon edhe njëherë shovinizmin që në Serbi prodhohet nga Kisha Ortodokse Serbe, elitat politike serbe dhe elitat intelektuale. Xhamia në Zemun, nuk përfaqësonte ndonjë objekt në funksion të ndonjë politike. Ajo ishte një nevojë e komunitetit që jetonte aty. Ndërkohë që objekti i quajtur “kishë” në Kampusin e Universitetit në Prishtinë, është objekti i Kishës Ortodokse Serbe, i ndërtuar për qëllime politike të Millosheviqit, prandaj aj objekt duhet të rrënohet nga shteti.