Pacolli: Në parlament jo më njerëz zhvatës, por të dijes e që punojnë për interesa të qytetarëve

Pacolli: Në parlament jo më njerëz zhvatës, por të dijes e që punojnë për interesa të qytetarëve

Kandidatët e Aleancës Kosova e Re (AKR), që janë pjesë e listës së përbashkët me LDK-në kanë prezantuar kandidatët e tyre edhe para simpatizantëve dhe përkrahësve të AKR-s, Dega në Gjilan, dhe qytetarëve të tjerë, ku mori pjesë edhe presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Ai ka ftuar gjilanasit që t’i zgjedhin kandidatët e AKR-së përkatësisht të koalicionit, për siç tha me e ndrrue strukturën e Parlamentit të Kosovës, për të mos pas aty njerëz zhvatës, por të dijes e që punojnë për interesa të qytetarëve.

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka vlerësuar listën që ka ofruar AKR, përkatësisht koalicioni ku ndodhet edhe ky subjekt duke thënë se kanë respektuar edhe gjininë edhe moshën e re, pasi përqindje e madhe janë përfshirë në listë, që është akademike e përbërë nga njerëz me arsimim të lartë.

Po ashtu Pacolli ka kërkuar nga gjilanasit që të jenë të vëmendshëm kur të votojnë që të mos gabojnë që të mos ketë votë të pavlefshme, dhe sidomos ka kërkuar që të shfrytëzohet mirë e drejta për t’i votuar pesë kandidatë, për siç tha, të kenë sa më shumë deputet në parlamentin e Kosovës.

Ai tha se duhet votuar për koalicionin LDK-AKR, për listën e deputetëve të ofruar, që të zgjidhen ata, sepse kështu do të kenë sa më shumë deputetë nga ky koalicion, për t’ia ndërruar strukturën parlamentit, që të mos ketë më njerëz zhvatës, por njerëz të dijes, njerëz që e duan qytetarin dhe që punojnë për interesa të qytetarëve.

Përndryshe, Pacolli ka ftuar gjilanasit të votojnë në zgjedhjet e 11 qershorit edhe për kthesën që Kosova është dashtë ta bëjë shumë moti. Kosova, sipas tij. është një lokomotivë që ka dalë prej binarëve që shumë vite dhe vetëm ky koalicion mund ta marr lokomotivën dhe ta qesin në binarë, e jo ata që kërkojnë vazhdimësi.

Pacolli ka thënë se kanë programin ideal për Kosovën, që është pranuar edhe nga partneri, program që krijon mundësi punësimi 60/ 70 mijë vende pune vetëm prej rritjes ekonomike.

Ai ka thënë se me këtë koalicion, rritja ekonomike, që nga viti i dytë i mandatit do të jetë mbi 8 për qind dhe se kjo pastaj do të mundësojnë punësimin, ku sipas tij çdo familje do të këtë minimum nga një të punësuar.

Ne do të krijojmë tri platforma agro-ekonomike, do të lidhin në hallkën zinxhirore çdo fshatarë që ka pak tokë, qoftë edhe një kopsht të vogël, do të lidhim në zinxhirin e bujqësisë dhe ai do të jetë pjesë përbërëse e konsersiumit të agro platformës ekonomike, kjo është mënyra moderne e punës.

Presidenti i AKR-së, tha se do të jenë pjesë e kompanive globale, pasi ai tani i ka filluar kontaktet e tija me tri brende evropiane, në fakt globale, dhe do të jemi pjesë e këtyre brendeve, do të prodhojnë në sektorin e ushqimit duke bërë që të jenë pjesë e eksportit e jo importit. Në mandatin e parë të qeverisje, Pacolli ka thënë se do të pavarësohemi nga importi ushqimor për 60 për qind, në fund të mandatit do të importohen vetëm 40 përqind e nevojave tona të sektorit ushqimor”, ka thënë Pacolli.

Ndërkaq, para të pranishmëve ka folur edhe Ismet Hajdini, kryetar i Degës së AKR-s në Gjilan dhe kandidat për deputet i cili ka thënë se AKR-ja në Gjilan kurrë nuk ka qenë më e përgatitur më e mobilizuar dhe e më e organizuar sesa për zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit

AKR në Gjilan, sipas tij me të gjitha strukturat dhe njerëzit, janë duke bërë punë të madhe në shumë fronte për të dalë sa më të fuqishëm nga këto zgjedhje.

Hajdini ka thënë se viti 2017 do të jetë vit i AKR-së, pas suksesit që do të kanë në zgjedhjet e 11 qershorit, bashkë me partnerët, por fitues do të dalim edhe në zgjedhjet lokale që do të mbahen më pas, në fund vit.

Koalicioni LDK-AKR është koalicion i fitores sidomos në Anamoravë, ka thënë tutje Hajdini, sepse qytetarët e anamoravës janë për zhvillim ekonomi, për prosperitet, në shëndetësi, arsim, më të frytshëm dhe jetë më dinjitoze për qytetarët tanë.

Ai tha se Anamoravë është bastioni i këtij koalicioni.

Fjalë rasti në këtë takim pati edhe Lutfi Haziri, kreu i Komunës dhe i LDK-së, i cili tha se koalicioni i përbashkët ka një qëllim dhe kanë biseduar për realizimin e këtij qëllimi kur kanë nënshkruar koalicionin.

Haziri ka thënë se me të nënshkruar marrëveshjen e koalicioni efektet e para janë vërejtur kur kanë nxjerrë ngal lista për kryeministër kandidatin e PDK-së, dhe se edhe me 11 qershor janë të bindur se do të punojnë aq shumë bashkë me partnerë, që kandidati i përbashkët i koalicioni, z Hoti, të drejtojë qeverinë.

Kjo do të bëhet, sipas Hazirit edhe me këta kandidatë për deputetë, që nesër do të jenë edhe deputetë ku do të punohet për rritje të zhvillimit ekonomik dhe mundësive më të mira për jetë më të mirë në Kosovë.

Haziri po ashtu tha se, ndonëse Kosova një zonë zgjedhore, kanë shumë arsye me rrit votën dhe mbështetjen më të madhe për këtë anë, duke kërkuar kështu të votohen kandidatët e kësaj ane, pjesë e koalicionit.

KOMENTE