Organizata Turistike e Bujanocit, ndërmarrje publike e themeluar në vitin 1995 ka 7 punëtor dhe merret me promovimin dhe përparimin e turizmit të komunës së Bujanocit.
Sipas drejtorit të kësaj organizate, Amet Kadriu për here të parë këtë vit ka pasur mundësin e promovimit të vlerave turistike të komunës së Bujanocit edhe jashtë kufijve të Serbisë.
“Kemi marr pjesë në panairet turistike në Tiranë në Shkup dhe në Beograd me përkrahjen e komunës, ku kemi promovua vlerat turistike të komunës së Bujanocit dhe kemi shpërnda disa broshura në të cilat kemi paraqitur vendet më atraktive për turistët që dëshirojnë të vizitojnë Bujanocin” është shprehur Kadriu për portalin Titulli.com.
I pyetur se a ka pasur interesim nëpër panaire për komunën e Bujanocit, ai tha interesimi ka qenë mjaft i madh e sidomos nga qytetarët e Shqipërisë të cilët janë interesuar konkretisht për Banjën e Bujanocit dhe kushtet që ajo i ofron.
Ai është shprehur se shqetësues është fakti i mungesës së një qendre informimi për turizëm ku turistët do të kishin pasur mundësi të informohen më mirë dhe më sigurt rreth qëndrimit të tyre në Bujanoc.
“Nga viti 2009 ekziston projekti për hapjen e qendrës së Bujanocit mirëpo ende nuk është realizua, theksoi ai, shkruan Titulli.com.
Edhe pse kemi konkurruar me projekte të ndryshme në Ministrin e Turizmit të Serbisë asnjëherë nuk kemi hasur përkrahje, herën e fundit ka qenë projekti për ndërtimin e një Aqua parku në Banjën e Bujanocit por si gjithmonë asnjëherë s’jemi përfillur, deklaroi Zuale Veseli Ajeti, referente në organizatën turistike.
Ajeti ankohet se kushtet e organizatës nuk janë të mjaftueshme për avancimin e turizmit të komunës së Bujanocit por edhe pse ballafaqohen me vështirësi në zhvillimit e kësaj fushe ata arrin të jenë pjesëmarrës në disa aktivitete.
Aktivitet e Organizate Turistike janë të natyrës promovuese, pjesëmarrja nëpër panaire turistike, si dhe me aktivitete investuese dhe projektuese për turizëm.
Burimi: Titulli.com