“Kosovës nuk i duhen politikanë dyfytyrësh, të cilët në Kosovë thonë diçka ndryshe, e jashtë saj diçka tjetër. Kosovës i duhen politikanë që në çdo pikëpamje e kapërcejnë vetveten, dhe interesin e përgjithshëm e kanë mbi të gjitha”, ka shkruar në profilin e tij, zëvendësministri Rexhep Kadriu.
Kadriu, i cili vije nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), subjekt ky që për lider ka Ramush Haradinajn, kryeministër në detyrë, vlerëson se Kosova meriton njerëz këmbëngulës që e ruajnë interesin e popullit dhe shtetit kudo që janë, qoftë brenda, apo edhe në takime ndërkombëtare.
Ja postimi i plotë:
Përfundimisht në Kosovë është krijua një standard i ri i qeverisjes së vendit, një formë e re udhëheqjes me shtetin, qeverisje e cila e ruan kontaktin me qytetarin, me të gjitha kategoritë e shoqërisë. Padyshim, është krijua një standard i qeverisjes e cila reagimet e qytetarëve, protestat, grevat, i konsideron të dobishme dhe të shëndetshme për qeverinë, sepse kësisoj e obligon të ballafaqohet me tema, të cilat realisht ka qenë dashtë të mbylleshin para shumë viteve.
Qeveria Haradinaj përveç kësaj, ka arritë të krijojë partneritet serioz me shtetet e fuqishme, sidomos me ato mike. Është dëshmua se partneritet serioze mes shteteve nuk krijohen përmes nënshtrimit, servilizmit, dëgjueshmërisë edhe atëherë kur dëmtohet vendi. Partneriteti serioz krijohet duke u qartësuar rreth kërkesave tua, me qëndrime të betonuara kur është në pyetje e ardhmja e vendit tënd. Në këtë mandat qeverisës, u kuptua qartë çka domethënë të jesh këmbëngulës në të drejtën tuaj, në të drejtën e popullit dhe shtetit. Ndryshe, nuk të merr seriozisht askush.
Si në rrafshin e brendshëm, ashtu edhe në atë të jashtëm, kemi trasua rrugë që shpie drejt formësimit të një shteti tamam dhe përnjëmend. Sot, Kosova duket më ndryshe se dje, madje shumë më ndryshe. Është bë zgjidhje për shumë tema, dhe shumë të tjera janë në proces për ti dhënë përgjigje. Kosova meriton njerëz këmbëngulës që e ruajnë interesin e popullit dhe shtetit kudo që janë, qoftë brenda, apo edhe në takime ndërkombëtare. Siç e thonë edhe intelektualë e gazetarë me renome ndërkombëtare; Kosovës nuk i duhen politikanë dyfytyrësh, të cilët në Kosovë thonë diçka ndryshe, e jashtë saj diçka tjetër. Kosovës i duhen politikanë që në çdo pikëpamje e kapërcejnë vetveten, dhe interesin e përgjithshëm e kanë mbi të gjitha.
Rexha