Vazhdojnë ndeshjet ilegale të Serbisë në Kosovë

Vazhdojnë ndeshjet ilegale të Serbisë në Kosovë

Ankesa e Federatës së Futbollit të Kosovës në shtëpitë më të mëdha të futbollit, UEFA dhe FIFA, nuk ka pasur ndikim te klubet serbe në Kosovë, të cilat megjithatë po vazhdojnë të marrin pjesë në ligat e Serbisë.

Klubi ilegal i futbollit, Mokra Gora, nga Zubin Potoku, ka bërë të ditur se më 17 gusht do ta zhvillojë ndeshjet e parë në Ligës e Tretë të Serbisë në futbollit.

“Në hapjen e kampionatit të ri, i cili fillon më 17 gusht, Mokra Gora mirëpret ekipin e Trepçës”, shkruhet në mes të tjerash në njoftimin e lëshuar nga Mokra Gora.

Pjesëmarrjen e klubeve nga Kosova në garat e Serbisë e ka kundërshtuar fuqishëm Federata e Futbollit e Kosovës, e cila insiston se klubet kosovare duhet të zhvillojnë ndeshje vendore vetëm në garat e organizuara nga vetë FFK-ja.

UEFA dhe FIFA ende nuk i janë përgjigjur letrës së presidentit të FFK-së, Agim Ademit, e këtë ankesë e kanë injoruar edhe klubet serbe në Kosovë.

KOMENTE