Pas më shumë se tri viteve bashkëpunim, Donat Kaçiu dhe Gjilani ndajnë rrugët.
Portieri nuk do të jetë pjesë e klubit ‘kuqebardh’ edicionin e ardhshëm, ndërkohë që shumë shpejtë mund ta shohim në ndonjë klub të ri.
“Marrëveshja me Gjilanin më ka përfunduar në fundin e këtij kampionati dhe nuk kemi arritur gjuhën e përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin, me ç’rast unë dua ta falenderoj fillimisht presidentin e klubit Florim Zuka, drejtuesit e klubit, ish-drejtuesit që më sollën në këtë familje kaq të shëndoshë, trajnerët me të cilët kam punuar dhe gjithë tifozët “Skifterat” për mbështetjen e tyre të madhe gjatë këtyre tri viteve”, deklaroi Kaçiu.
Kaçiu ka filluar karrierën në akademinë së 2 Korrikut, derisa te Gjilani u transferua para tri vite e gjysmë.