/Kërkesë për kryetarin në detyrë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Isa Mustafa/
I nderuar Kryetar, z.Isa Mustafa, siç jeni në dijeni LDK-ja gjendet në një udhëkryq në të cilin ende nuk kemi dhënë shenjë se nga po duam të shkojmë.
Shkruan: Avdyl Jerliu
I nderuar Kryetar, LDK-ja është në prag të mbajtjes së kuvendit të IX -të për zgjedhjen e prijësit të saj për katër vitet e ardhshme. Me rastin e këtyre zgjedhjeve LDK-ja duhet të dalë partia më e besuar nga qytetarët e Kosovës, e kjo në masë të madhe varet nga ju se nga kush do të drejtohet LDK-ja kësaj here.
Lutja ime për ju i nderuar Kryetar, Mustafa është: “Të lutem kryetar, që të kontribuoni për mbajtjen e një Kuvendi shembull jo vetëm për Republikën e Kosovës, por edhe për rajonin, një Kuvend ku reflektohet unitet, ndershmëri dhe faqebardhësi”
I nderuar Kryetar, keni qeverisur me LDK-në tash e 9 vite me radhë me faqe të bardhë me profesionalizëm, etik, moral dhe dinjitet njerëzor. Ju i nderur Kryetar me bashkëpunëtorët tuaj të ngushtë, pas një dekade qëndrimi të LDK-së në vendin e dytë e nxorët partin e parë në Republikën e Kosovës, faleminderit aktivistëve dhe votuesve të LDK-së për këtë besim.
Ju i nderuar Kryetar keni arritur majat në karrierën tuaj politike përmes Lidhjes Demokratike të Kosovës. Tani është koha të dilni para qytetarëve të Kosovës dhe votuesve të LDK-së, para mbajtjes së kuvendit dhe t’i falënderoni ata për besimin që ju kanë dhënë me qeverisur për këto 9 vite me LDK-në, me Qeverinë e Kosovës dhe 6 vite me Komunën e Prishtinës si Kryetar Komune.
I nderuar Kryetar, kjo lutje është e sinqertë dhe ka për qëllim që të trokas në ndërgjegjen tuaj dhe të bashkëpunëtorëve tuaj, të u jap mundësi për të treguar se nëse e doni LDK-në apo jo, e keni rastin me treguar veten.
Kryetar i nderuar, duam nga ju të reflektoni unitet, profesionalizëm, etik, moral dhe dinjitet njerëzor që zgjedhjet të përfundohen me faqe të bardhë me ndershmëri dhe me burrëri. Keni qeverisur me ndershmëri dhe profesionalizëm si në LDK, Komunë e Qeveri, në këto momente e keni rastin me mbetur në histori si për të mirë, ashtu edhe për të keq, shpresoj të jetë kjo e para.
Unë kam edhe një kërkesë për ty dhe për të gjithë pretendentët për kryetar të LDK-së. Ju lutem duajeni LDK-në, respektojeni atë, mos lejoni që dikush ta lëndoj LDK-në pavarësisht në çfarë pozite gjendet ai apo ajo, ju lutem reflektoni unitet, mos lejoni ta udhëheqin LDK-në, ata të cilët nuk kanë përvojë të dëshmuar në qeverisje dhe ata të cilët nuk kanë dëshmuar me asgjë që e duan LDK-në, që e meritojnë të jenë në krye të familjes më të madhe politike në Kosovë.
Duhet të gjesh forcën dhe kurajon për të reflektuar unitet në këto momente të ndjeshme për LDK-në dhe Kosovën.
Anëtarësia e LDK-së është duke ju vëzhguar, ju lutem të mbeteni në histori për të mirë si njeri që LDK-në pas një dekade e ktheu partin nga partia e dytë në partin e parë në Kosovë.
Për nderë të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova dhe respektit ndaj tij dhe bashkëthemeluesve të LDK-sê dhe bashkëpunëtorëve të presidentit, duam unitet dhe duam që LDK-ja të mbetet në duar të sigurta dhe familja më e madhe politike në Kosovë.
Kryetar në detyrë z.Isa Mustafa të uroj shëndet, jetë të gjatë dhe pleqëri të lumtur.