“Pse nuk ka wireless në Bibliotekën e Gjilanit tash e dy vjet? Biblioteka është një nga objektet më të bukura publike të Anamoravës. Krahasuar me bibliotekat e vendit padyshim se është më e kompletuara në aspekt fizik si ndërtesë në nivel republike”, thotë, Mefail Jonuzi, anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit, nga radhët e Lëvizjes “Vatra”, njëherësh anëtar edhe i Komitetit për Kulturë, Rini, Sport, transmeton 2LONLINE.com.
Sipas tij, punët e mira i kreu Bashkimi Evropian me paratë e të cilëve u ndërtua ky objekt i madh, i bukur e funksional, ndërsa disa çikërrima duhej të kryheshin nga pushteti komunal por që fatkeqësisht këto çikërrima nuk u kryen kurrë deri më tani.
“Ka dy vjet që kur është bërë hapja e këtij institucioni dhe ende komuna nuk ka siguruar karrige komfore për lexuesit dhe studentët, gjithashtu komuna ende nuk ka siguruar as internet në sallat e këtyre të fundit, kur dihet se interneti tashmë është bazë e fuqishme e dijes dhe e mësimit. Urojmë që kryetari i Komunës të merret me këtë problematik sa më shpejtë që të jetë e mundur”, ka thënë Jonuzi.