DYLON

Administrata Komunale e Vitisë ofron qasje në internet falas për vizitorët

Administrata Komunale e Vitisë ofron qasje në internet falas për vizitorët
Avatar photo Redaksia

Komuna e Vitisë, konkretisht Zyra e IT-së në bashkëpunim me Agjencionin e Shoqërisë Informative (ASHI) kanë vendosur disa WI-FI në objektin e ri të Administratës Komunale në Viti, për të mundësuar qytetarëve qasje në internet falas.

Sipas Sabedin Ilazit, Zyrtar i IT-së në këtë komunë kjo u bë me qëllim të mirë.

“Në objektin e ri të administratës Komunale në Viti, kemi vendosur pajisje për shpërndarjen e internetit falas për qytetarët të cilët presin për tu pajisur me ndonjë dokument ose kanë nevojë të pranojnë ndonjë dokument në formatin elektronik. Kjo u bë me qëllim të mirë që qytetarët që kanë nevojë për internet në komunë të kenë këtë shërbim falas”, u shpreh Ilazi.

EkoHigjiena

Ai tha se kjo gjë është mundësuar falë bashkëpunimit të mirë me ASHI-në.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.