DYLON

Elina Hajrullahu, Tuana Ajvazaj, Valdete Salihu dhe Haqife Rahimaj shpallen lexuesit e vitit në Bibliotekën e Gjilanit

Elina Hajrullahu, Tuana Ajvazaj, Valdete Salihu dhe Haqife Rahimaj shpallen lexuesit e vitit në Bibliotekën e Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Elina Hajrullahu, Tuana Ajvazaj, Valdete Salihu dhe Haqife Rahimaj janë shpallur sot lexueset e vitit 2018 në Bibliotekën e Qytetit, të cilat kryetari Lutfi Haziri i ka nderuar me mirënjohje në kuadër të shënimit të 11-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Mirënjohjet në emër të kryetarit ua ka dhënë sot zyrtarisht kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Shpresa Kurteshi Emini, e cila tha se këto vajza janë shembulli më i mirë se si duhet të punohet për t’u formuar intelektualisht.

Drejtori i Bibliotekës së Qytetit, Qazim Azizi, pasi i ka uruar lexueset e vitit për mirënjohjet, ka njoftuar se gjatë vitit 2018 mbi 38 mijë lexues kanë huazuar libra, mbi 78 mijë përdorues të sallave të leximit.

EkoHigjiena

Përndryshe, vitin e kaluar Biblioteka e Qytetit ka shënuar 80-vjetorin e themelimit të saj.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.