Faleminderit shkrimtarit Ramadan (Dan) Mehmeti!

Faleminderit shkrimtarit Ramadan (Dan) Mehmeti!

Java e përvjetshme e ”Bibliotekës së Kosovës” e cila ka filluar nga data 09.04 2018, me 12 prill në Bibliotekën e Gjilanit erdhi me një ngjarje që është e lidhur pikërisht me librin, autorin, shkrimtarin dhe botuesin.

Shkruan: Qazim Azizi

Në bibliotekë përmes miqve të tij u prezantua një autor e botues gjilanas Ramadan (Dan) Mehmetin, e folës -referues do të jenë vet miqtë e tij; prof dr. Faik Shkodra, mrsc Qazim A Azizi, Sabit Rrustemi, Mehmetali Rexhepi, Arsim Halili, Ndue Buzhala dhe kolegët e bacës Dan.

Ngjarja ishte edhe më e madhe se kaq, sepse Dan Mehmeti në Bibliotekën tonë (përveç veprës së vet) ka ardhë komplet me tërë Bibliotekën e tij Personale (me një dhuratë me mbi 3500 libra). E ne si institucion në shenjë të falënderimit të gjitha këto libra i kemi sistemuar sipas të gjitha standardeve bibliotekare, në një hapësirë të veçantë, e që tani e tutje do ta quajmë “Biblioteka Ramadan Mehmeti”. Dhe siç do ta shihni, mbas promovimit kjo bibliotekë do t’u dorëzohet lexuesve Gjilanas, siç ka dashur dhe vet autori Baca Dan.

Kjo Bibliotekë tani sipas të gjitha gjasave do të jetë, përballë asaj bibliotekës të një shkrimtari të mirënjohur gjilanas Beqir Musliut, apo krahas “Bibliotekës Enver Tali” dhe të ndonjë tjetri prezent këtu, e që do të jenë të mirëseardhur në Bibliotekë.

Nuk mund t’ju lëshoj të ikni nga këtu e që mos ti them edhe disa fjalë për vet institucionin në të cilën po zhvillohet kjo ngjarje, Bibliotekën e Qytetit “Fan S Noli” e cila siç e dini edhe ju, ka një traditë të vazhdueshme të aktiviteteve kulturore, dhe me kalimin në këtë ndërtesë këto ngjarje janë edhe më të shpeshta dhe më cilësore, sepse vet ajo – pra Biblioteka na krijon mundësi.

Gjatë ketyre 5 muaj prej se kemi kaluar në objektin e Ri të kësaj biblioteke janë organizuar disa dhjetra orë letrare dhe takime me shkrimtarë, manifestime tjera me karakter kulturor dhe letrar, muzikor të artit pamor e ndonjë aktivitettjetër. Në bibliotekë gjithashtu bëhet takim dyjavor- në sallën e fëmjëve, këtu, ku autorë e shkrimtarë për fëmijë, aktorë, qytetarë të rëndomtë, zejtarë, pensionistë, si dhe dashamirës të leximit janë së bashku me fëmijët për dy orë të tregimit apo të përrallës për fëmijë”.

Biblioteka, që kur ka kaluart në objektin e ri, ka pasur një rritë të menjëhershme edhe të antarëve, lexuesëve, përdoruesëve, studentëve e qytetarëvee tj. Vetëm për këto tre muaj të këtij viti në këtë bibliotekë janë regjistruar 2396 antarë të rregullt, e me antarët në bibliotekave degë ky numër del mbi 3 mijë.

Sai përket librave të lexuar vetëm gjatë këtij tremujori numri është gjithashtu shumë i lartë mbi 6500 libra të huazuar dhe 16008 përdorues të sallave të leximit, gjithashtu përdorimi i rregullt dhe leximi i 5 gazetave ditore si dhe revistave të ndryshme në bibliotekë.

A janë të mjaftueshëm këto numra ?- Jo;

Sepse ne, ky kolektiv i bibliotekës, tanimë kemi synime akoma më të mëdha, besojmë që gjatë këtij viti përfundimisht të fillojmë me projektin kryesor të Katalogut Elektronik Bibliotekar, një sistem elektronik i rrjetëzuar bibliotekar, që do të jetë një lehtësim për përdoruesit tanë;

Gjithashtu, shtimin edhe më shumë të gjitha koleksioneve si ato librare edhe të tjera, rritjen dhe arsimimin/ trajnimin e puntorëve të bibliotekës sonë, një bashkëpunim më të ngushtë me dy Bibliotekat Kombëtare në Prishtinë e Tiranë, bashkëpunim profesional me Bibliotekat Komunale të Kosovës por pse jo edhe ndonjë bashkëpunim ndërkombëtar.

Në fund, për të mos i marrë shijen ngjarjes, dua që në emër të institucionit por edhe të gjithë gjilanasëve, lexuesëve dhe përdoruesëve të bibliotekës të falënderoj shkrimtarin tonë z. Ramadan Mehmetin dhe t’i uroj shëndet dhe mirëqenje…!

Faleminderit shkrimtarit Ramadan (Dan) Mehmetit;

Urime juve biblioteka …!

KOMENTE