DYLON

Në Bibliotekën e Gjilanit vendoset pllaka e sallës së lexuesve me emrin e Agon Musliut

Në Bibliotekën e Gjilanit vendoset pllaka e sallës së lexuesve me emrin e Agon Musliut
Avatar photo Redaksia

Është vendosur të mërkurën pllaka e klubit së lexuesve me emrin e Agon Musliu, i cili ndërroi jetë në mënyrë tragjike në fillim të pandemisë.

Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, tha se kjo është me e pakta që mund ta bëjnë si Komunë për ta nderuar emrin e tij.

“Sot nderohet Biblioteka e Gjilanit dhe klubi i lexuesve. Agoni do të mbetet gjithmonë në mendje dhe në zemrat tona. Ai e humbi jetën gjatë kohës së pandemisë dhe ka qenë dhimbje për të gjithë ne. Tash e tutje ky klub do ta bart emrin dhe një engjëlli që sot nuk jeton me ne dhe do ta kujtojmë për jetë e mot”, tha Ismajli.

EkoHigjiena

Babai i të ndjerit Agon Musliu, Naimi, e ka falënderuar kryetarin e Haziri për përkujdesjen dhe nderin që ia ka bërë familjes Musliu me rastin e vendosjes së kësaj pllake.

“Le të shërbej kjo pllakë si rreze dielli, si gur për rininë dhe për të ardhmen për cdo të ri shqiptar anë e kënd botës”, tha Musliu.

Përndryshe, i ndjeri Agon Musliu ishte njëri nga lexuesit më të pasionuar të Bibliotekës së Gjilanit. /2LONLINE.com/ 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.