Aleanca e të Rinjve të Kosovës (ARK), Dega në Gjilan, në mbledhjen e sotme ka zgjedhur Jon Veselin kryetar për mandatin e ardhshëm 4-vjeçar.
Me këtë rast, Nazim Gagica, kryetar i AAK-së, Dega në Gjilan, ka thënë se Aleanca gjithmonë i ka dhënë hapësirë për veprim rinisë.
Ai tha se Aleanca në Gjilan tanimë është e konsoliduar dhe e përgatitur për zgjedhje parlamentare dhe lokale, e bindur se do t’i fitojë ato sepse është alternativa e vetme që prioritet ka mirëqenien e qytetarit, zhvillimin e Komunës dhe forcimin e shtetit.
”Aleanca ka dëshmuar gjithmonë pjekuri politike, ndershmëri në qeverisje dhe e guximshme në vendime, këtë e dëshmojnë vendimet e kryeministrit Haradinaj, komunat që qeverisen nga Aleanca dhe ato që ishin dhe janë në bashkëqeverisje.
Kryetarit të ri të ARK-së i urojmë suksese në punë dhe i garantojmë bashkëpunim dhe hapësirë të mjaftueshme për angazhime”, ka thënë Gagica. /2LONLINE/