DYLON

Viti: Arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje

Viti: Arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje
Avatar photo Redaksia

Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan në vazhdën e hetimit të një rasti tjetër kanë arritur deri tek informacioni se i dyshuari B.B. (viti i lindjes 1998, mashkull kosovar shqiptar) me banim në qytetin e Vitisë është në posedim të armëve ilegale.

Në lidhje me këtë është njoftuar Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Viti të cilët kanë ndërmarrë veprime të shpejta hetimore duke realizuar edhe një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, kontrolle e realizuar me leje të Prokurorit të Shtetit.

EkoHigjiena

Gjatë kontrollit në cilësi të provave materiale për Gjykatën janë gjetur dhe konfiskuar:

1. Shtatë (7) revole të tipit Zoraki të tipit 2914-T,

2. Gjashtë (6) revole të tipit Zoraki të tipit 918-T,

3. Një (1) armë e gjatë Karabin e kalibrit 8.57 mm,

4. Njëmbëdhjetë (11) fishekë të kalibrit 8.75 mm,

5. Tridhjetë (30) fishekë të kalibrit 7.62 mm,

6. Një (1) fishek i kalibrit 9mm.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve’’. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.