DYLON

Gagica: AAK-ja përherë në mbështetje të sportit dhe sportistëve tanë

Gagica: AAK-ja përherë në mbështetje të sportit dhe sportistëve tanë
Avatar photo Redaksia

“Në 33 vjetorin e pavarësimit të futbollit kosovar, isha i nderuar nga pritja që na bëri drejtori gjeneral i Klubit Futbollistik “Drita”, nga Gjilani, Feti Murseli, nga drejtori sportiv, Valon Zymberi dhe stafi profesionist e shumë i përkushtuar i klubit”, thotë Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan.

Ai bëri me dije se me disa nga veteranë të sportit gjilanas, në shënim të ditës kur u zhvillua ndeshja e parë në futboll e organizuar nga Federata e Pavarur e Futbollit të Kosovës, më 13 shtator të vitit 1991, vizituan këtë klub ku u njoftuam për sukseset dhe sfidat me të cilat përballet sporti dhe sportistët tanë.

EkoHigjiena

“Drejtuesit e klubit i urova për sukseset e shënuara dhe e falënderova për ndjenjat dhe krenarinë që ndër vite i ka dhënë sportdashësve tanë e tifozëve të flaktë të saj.  Bashkë me disa nga themeluesit e Shoqatës së Sportit Gjilanas të vitit 1991 e këndej, Ajnur Maksut, Skender Hoxha, Rabit Matoshi dhe Elhami Bajrami dhe Agim Ramizi, i uruam drejtuesit e klubit për renovimin e zyreve dhe i uruam suksese të mëtejme si klub”, ka bërë me dije Gagica i AAK-së.

Ai shtoi se i mbetet tani si politikë e si institucione që të jenë shumë më seriozë në raport me detyrimet që i kemi ndaj sportit dhe sportistëve tanë. “Aleanca mbetet shumë e vendosur në mbështetje të kërkesave të tyre sot, e në projekte nesër”.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.