Sot dite e diel, koha e mrekullueshme, dhe ne vend te terrenit sportiv sot vendosem qe tereni ynë te jete lagja ime ku jetoj, vizita neper shtëpi te lagjes, kerkimi i votes per mua si kandidat per asamble komunale.
Me vete kisha nje ekip djemsh te rinje rreth 5 prej tyre. Fillimisht u ulem per kafen e mengjesit dhe disi na dhimsjes vendi ne kafiteri ta lenim se koha ishte shume e mire, ambienti i shume kendshem, dielli binte me rrezet e veta plot drite e pak nxehtesi, njerezit te shkujdesuar kalonin aty pran nesh pa na vene re, dikush nga ta edhe na pershendeste.
Por, detyra ishte detyre dhe kishim vendsour ti vizitonim shtepitë e gjithe lagjes sone.
Pjesa qe deshiroj tu tregoj nuk te beje fare me voten. Disa miq te mi para fillimit te fushates, bile disa edhe shume te dashur me keshilluan se kjo nuk eshte pune per TY, se Ti je per poste me te larta dhe keshtu me radhe.
Por sot , gjate kesaj eceje ,ne kerkim te votes jam ndjere shume i lumtur. Ka kohe qe nuk e kam ndjere vehten keshtu. Pritja e njerzve ishte shume e perzemert qe mund te kuptohet kur tek dera ju troket kardiologu, por ajo qe me beri te ndejhesha mire ishte gjendja e pergjithshme e bashkeqytetareve te mi. Jeta eshte plot sfida e probleme, sejcili barte mbi vete barren e problemeve personale e familjare. Dikush me mire e dikush me pak ka zgjidhur probelmet ekzistenciale .
Por , nga ajo qe une pash sot, shumica e qytetareve te lagjes gezonin nje mireqenje relativisht te mire sociale. Aty, ne ato kopshte e oborre, takoj klasiket e letersise. Takoje Dostojevskin e Tolstoin, Floberin e ndonje tjeter mjeshter te pershkrimit te jetes se njerezve , por disi Migjeni gati kishte ikur nga lagja ime. Sa shume kishte ndryshuar lagja, ne keto 20 vite, pa e pa vete nuk kisha besuar. Tani aty kishte shtepi bashkekohere, rruge te asfaltuara, drita, rrjete telefonie e interneti. Jeta rridhte qetë, pa shume zhurme. Disi aty ndjehesha mire, shpirtin e kisha rehat.
Sejcilin qe takova e njihja por nuk e dija ku e kishte shtepinë. U ndjeva mire, se u ndjeva i barabartë me fqinjët e mi, qe nje numer i madhe kishin rregulluar kushtet e jeteses edhe me mire se une. Per çudi, ne vend te xhelozoja une gezohesha.
Si sot me kujtohen lojrat femijrore ne lagje. Sa shume ndryshim. Tani lojen e benin disa çapken tjere, qe shpejt do te behen si une dhe shoket e mi.
Shume shpesh mendoj se çfarë eshte jeta, si ecen ajo e si ndryshojmë ne.
Permes kerkeses se votes sot ndjeva shpirtin e lagjes, muziken e bukur te lagjes sime, shijen e embel te jetuarit ketu, ndjenjen e dashurise me te madhe per tjetrin, nevojen e rritjes se empatise, vullnetin per te ndryshuar pozitivisht.
Sejcili shihte punet e veta, ne shihnim punen tone. Ne kerkonim voten por kenaqesha me te jetuarit ne kete dite te diel, me shume drite e diell. Diell qe rrezonte e nuk pervlonte ,por vetem ngrohte shpirtin tone.
Shpirti sot me eshte ngrohur nga njerezit e lagjes.
Qofshi te bekuar njerez te mire!