Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shqiptuar 748 tiketa në bazë të Ligjit COVID-19.
Po ashtu Policia bën të ditur se kanë ndodhur gjithsej 46 aksidente, ku 18 prej tyre kanë qenë me të lënduar, ndërsa 28 prej tyre kanë pësuar dëme materiale.
Ndërkaq, gjatë këtyre 24 orëve janë shqiptuar 1 mijë e 70 tiketa trafiku e janë arrestuar 14 persona, ku 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE.com/