Dega e AKR-së në Gjilan po vazhdon me intensitet të shtuar të aktiviteteve nëpër nëndegë, si në qytet, po ashtu edhe në fshatra të Komunës së Gjilanit. Me këtë rast nëndega e AKR-së në Pogragjë, bëhet me kryesi të re, por duke u rizgjedh në krye të saj Jahi Mustafa.
Sipas drejtuesve të AKR-së, në këtë kuvend morën pjesë një numër i madh i qytetarëve, anëtarë dhe përkrahës të AKR-së, e ku në këtë takim iu zgjodh edhe kryesia e re e nëndegës.
Me vota unanime u zgjodh kryesia.
1 Jahi Mustafa kryetar.
2. Fatlume Mustafa, nënkryetare
3. Ardit Shaqiri, nënkryetar.
4. Xhavit Mustafa, sekretar.
Me këtë rast i sapozgjedhuri kryetar nëndege, Jahi Mustafa, pasi falënderoi të pranishmit për besimin që mori, dhe po ashtu përkrahjen nga Dega, tha se me punën e mirë që e kanë bërë si nëndegë e AKR-së në Pogragjë, e morën besimin dhe përkrahjen e fortë nga anëtaret dhe simpatizantët e AKR-së, për të vazhduar me punë.
“Do të punojmë bashkë edhe për një mandat për ta forcuar AKR-në në këtë lokalitet e bashkë edhe AKR-në e Gjilanit dhe të Kosovës, për të dëshmuar se jemi subjekt i fuqishëm duke besuar në rezultate të mira dhe fitore edhe në zgjedhjet parlamentare”, ka thënë Mustafa.