DYLON

Haziri: Ganimet Klaiqi do të mbetet ikona e gazetarisë së Gjilanit, Anamoravës dhe e mbarë Kosovës

Haziri: Ganimet Klaiqi do të mbetet ikona e gazetarisë së Gjilanit, Anamoravës dhe e mbarë Kosovës
Avatar photo Redaksia

Me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit shumëvjeçar nga rajoni i Gjilanit, Ganimet Klaiqi, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Klaiqi. Në telegram thuhet:

“E nderuara familje Klaiqi,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të njohur nga rajoni i Gjilanit, Ganimet Klaiqi.

EkoHigjiena

Ganimetin e kam pasur rastin ta njohë tash e 30 vite dhe mund të them se ai do të mbahet në mend përgjithmonë së pari për njerëzoren, sikurse që do të mbetet ikonë e gazetarisë së Gjilanit, Anamoravës dhe të mbarë Kosovës dhe shembull për gjeneratat e reja.

Pa Ganimetin, gazetaria e publicistika në Republikën e Kosovës do të jetë më e varfër, e më e mangët.

Ngushëllime familjes, shokëve, kolegëve, miqve e farefisit. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në telegram. ​

Ganimet Klaiqi
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.