Sot është përvjetori i shtatë nga vdekja e Dëshmorit të Kombit Xhafer Shala. Ai u lind me 02.01.1979 dhe ra heroikisht me 12.05.2010. Dëshmori Xhafer Shala nga Rogova e Hasit u vra ne Radush të Shkupit në Maqedoni.
Duke qenë një trim i madh ai u gjenden gjithmonë në krye të detyrës së madhe kombëtare. Ishte ushtar i tri luftërave.
Ai u rreshtua ndër të parët në luftën e UÇK-së në Kosovë, pastaj të asaj UÇPBM-së në Luginë dhe të fundit në UÇK-së së Maqedonisë ku edhe ra në altarin e lirisë.
Lavdi jetës dhe veprës së këtij trimi të rrallë dhe gjithë dëshmorëve të tjerë.
/Izmi Zeka/