DYLON

Në përvjetorin e rënies së dëshmorit Safet Rexhepi, zbulohet busti i tij në oborrin e shkollës në Zhiti

Në përvjetorin e rënies së dëshmorit Safet Rexhepi, zbulohet busti i tij në oborrin e shkollës në Zhiti
Avatar photo Kimete Ibrahimi

Me rastin e 22 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit Safet Rexhepi, udhëheqës të Institucioneve komunale, përfaqësues të OVL të UÇK-së, bashkëluftëtar të dëshmorit, Shoqatës së familjeve të dëshmorëve e qytetarë të tjerë, kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve. Po ashtu, më pas në fshatin e tij të lindjes në Zhiti, u zbulua busti i dëshmorit Safet Rexhepi, në oborrin e shkollës që mbanë emrin e tij.

Në fjalën e rastit, zëvendëskryetari i komunës Hasan Aliu, falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar në realizimin e shtatores dhe bustit të dëshmorit, Safet Rexhepi në Viti dhe Zhiti.

EkoHigjiena

“Dua të falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar në realizimin e shtatores dhe bustit të dëshmorit, Safet Rexhepi. Ky dëshmor është kthyer në vendlindje e tij në Zhiti dhe Viti, si roje që ta përçoj mesazhin se ushtarët e UÇK-së janë këtu që t’i dalin Zot atdheut sa herë është nevoja”

Ai gjithashtu tha se dëshmorët bënë punën e tyre me pushkë, kurse neve na mbetet që të kryejmë punën tonë me laps dhe dije.

Në këtë tubim në Zhiti, ka folur edhe Avdush Loku, bashkëluftëtarët i dëshmorit Safet Rexhepi, në kuadër të brigadës 138 “Agim Ramadani”.

Në emër të familjes, foli Qemajl Rexhepi i cili ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme gjithë ata që kanë ndihmuar në ngritjen e shtatores në Viti, por edhe te bustit në Zhiti./2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.