FC Prishtina është në një proces gjyqësor në UEFA dhe FIFA me futbollistin Alban Ramadani, i cili kishte firmosur kontratë tre vjeçare me klubin kryeqytetas, por që nuk kishte arritur ta zhvillonte as edhe një ndeshje zyrtare për shkak të lëndimit.
Këtë informacion e ka konfirmuar vetë presidenti i klubit kryeqytetas Remzi Ejupi, i cili tha se Ramadani e ka paditur klubin, por që kontrata e tij nuk ishte federuar asnjëherë në FFK.
Ramadani kishte ardhur edicionin e kaluar te FC Prishtina nga klubi zvicerian United Zurich, por që ishte lënduar në seancën e parë stërvitore dhe më pas ishte larguar nga kryeqyteti.