DYLON

Bajram Hasani: Qeveria Haradinaj e ktheu vëmendjen kah Anamorava

Bajram Hasani: Qeveria Haradinaj e ktheu vëmendjen kah Anamorava
Avatar photo Redaksia

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Bajram Hasani, ka thënë se qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj e ka rikthyer vëmendjen nga Anamorava.

Ai ka thënë se si ministër i Tregtisë dhe Industrisë, ka planifikuar investim pesë milion euro për Zonën Ekonomike në Gjilan. Madje thotë se i ka kërkuar kryetarit të komunës që të ndajë hapësirë, por që sipas tij ka qenë e kotë.

Ja statusi i tij:

EkoHigjiena

Qeveria Haradinaj e ktheu vëmendjen kah Anamorava.

Por, përkundër investimeve të mëdha në këtë pjesë, ne jemi përballur me neglizhencën e pushtetit lokal, sidomos atij në Gjilan. Si ministër i Tregtisë dhe Industrisë, pata planifikuar investim pesë milion euro për Zonën Ekonomike në Gjilan.

Disa herë i kam kërkuar edhe publikisht kryetarit të komunës, që ta ndajë hapësirën, por kot.

Kjo Zonë nuk u bë sepse neglizhenca e kryetarit të Gjilanit, bëri që të mbetet vetëm projekt. Jo që nuk kishte hapësirë, por inatet politike nuk e lejuan.

Gjilanit i duhen përfaqësues të cilët sjellin investime, krijojnë vende pune për të rinjt. Neve nuk na duhen njerëz që marrin postin dhe rrinë rehat në kolltuqet e ngrohta që të ofron pushteti.

100% shtet
100 % investime

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.