Dueli ndërmjet Ballkanit dhe Dritës do të jetë njëri ndër duelet më interesante të rrethit të dytë të DigitAlb Kupës së Kosovës.
Skuadra ‘bardhekaltër’ nuk do të udhëtoj e vetme në Therandë, pasi prapa pritet ta ketë edhe ushtrinë e zjarrtë “Intelektualët”.
Ata tashmë janë përgatitur për udhëtimin e së mërkurës dhe kanë njoftuar të gjithë të interesuarit.
“Udhëtimi i radhës në Suharekë!!
Drita përsëri pran vetës do ti ketë Intelektualët këtë të mërkurë në Suharekë.
Në kuadër të Digitalb Kupës së Kosovës klubi jonë i zemrës do të udhëtojë në Suharekë për tu përballur me Ballkanin, andaj ne si gjithmonë do të jemi lojtari i 12-të i klubit.
Fillojmë të tubohemi nga ora 9:00 në Champions Bar dhe nga aty në mënyrë të organizuar nisemi së bashku drejtë Suharekës me autobusë si dhe vetura private.
Digitalb Kupa e Kosovës
KF Ballkani – FC DRITA
Ora 12:30”, kanë shkruar “Intelektualët” në njoftimin e fundit në Facebook.