Në kuadër të bashkëpunimit me Ushtrinë Turke në Regjimentin e Tretë të Këmbësorisë( R3K) ka përfunduar me sukses trajnimi me Murtaja 81mm, të udhëhequr nga instruktorët e kontingjentit turk.
Trajnimi i realizuar kishte për qellim ngritjen e kapaciteteve ushtarake në nivel të regjimentit dhe rritjen e ndërveprushmerisë me partnerët në fushën e mbështetjes me zjarr për këmbësori të lehtë.
Në ceremoninë përmbyllëse komandanti i kontingjentit turk Kolonel Sabri Gökhan Karamursel u nda i kënaqur me bashkëpunimin dhe mundësinë për të ndihmuar në ngritjen e kapaciteteve operacionale të FSK-së.
Ndërsa komandanti i R3K, nënkolonel Ilir Beqiri falënderoi kontingjentin turk për mbështetjen e vazhdueshme për FSK-në, duke shpresuar që ky bashkëpunim do të vazhdoi edhe në trajnime dhe bashkëpunime tjera të përbashkëta, njofton FSK. /2LONLINE/