DYLON

Lutfiu e Kamberi takojnë Lajçakun, e njoftojnë për sfidat me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës

Lutfiu e Kamberi takojnë Lajçakun, e njoftojnë për sfidat me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Nevzad Lutfiu, përmes një postimi në faqen e tij në facebokk, ka njoftuar se bashkë me deputetin Shaip Kamberi, kanë takuar në Bruksel emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi dhe për çështje tjera në Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, për të bashkëbiseduar dhe për ta njoftuar me sfidat me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës.

“E njoftuam z. Lajçak për hezitimin dhe mosgatishmërinë e shtetit për të integruar shqiptarët nëpër institucione shtetërore e për gatishmërinë që sistemi shtetëror e ka treguar për pasivizimin e shqiptarëve. Mosintegrimi i shqiptarëve në institucione i bënë institucionet jokredibile e diskriminuese, ndërsa aplikimi i pasivizimit tendencioz në vendet ku jetojnë shqiptarët mundëson ndryshimin e strukturës etnike në ato vendbanime. Medvegja është shembulli më i mirë”, ka shkruar Lutfiu.

EkoHigjiena

Sipas tij,  Lajçakun e njoftuan edhe për rëndësinë dhe impaktin që për të diplomuarit nga Lugina do të kishte njohja e diplomave të Kosovës dhe se njohja e tyre do të nënkuptonte mundësi për një perspektivë të re për Luginën.

“Mungesa e vullnetit politik për ta zhvilluar Luginën e Preshevës ekonomikisht, pasqyrohet më së miri me bojkotin total të shtetit në sjelljen e investitorëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Prandaj edhe komunat e banuara me shqiptarë janë ndër komunat më të pazhvilluara në vend. Infrastruktura e shkatërruar shkollore në shkollat ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, përskaj moslejimit të teksteve shkollore dhe mungesës së tyre në gjuhën shqipe, vështirëson edhe më shumë procesin edukativo – arsimor tek nxënësit shqiptarë. E ardhmja evropiane duhet të jetë e vetmja rrugë për Ballkanin Perëndimor ndërsa të drejtat e njeriut dhe pakicave duhet të jenë parakusht esencial i vazhdimit të rrugës së mëtejme drejtë Bashkimit evropian”, ka thënë Lutfiu. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.