DYLON

Spitali i Gjilanit vazhdon me temat profesionale për edukimin e vazhdueshëm profesional

Spitali i Gjilanit vazhdon me temat profesionale për edukimin e vazhdueshëm profesional
Avatar photo Redaksia

“Në kuadër të organizimit dhe planifikimit të temave profesionale për Edukimin të Vazhdueshëm Profesional të organizuara nga menaxhmenti dhe mjekët e ORL në Spitalsin e Gjilanit prezantuan temën: Polipoza e hundës. Temën e prezantoi Dr.Rafet Sylaj Specialist i ORL-së, njofton Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit.

Më tej bëhet e ditur se:

EkoHigjiena

• Polipet e hundës janë formacione pendulare me ngjyrë gri nga mukoza hipertrofike e hundës që zhvillohen si pasoj e prolabimit të epitelit shumë edematoz respirator tëcilët shkaktojnë mbylljen e hundës.

• Polipoza e hundes zakonisht është e dyanshme në hunde dhe paraqitet në shumicën e rasteve pas pubertetit kurse tepersonat e moshuar më tepër është e njëanshme dhe shpesh mund të jetë shenjë e karcinomes së sinusit maxillarë sepse inflamacioni kronik rregullisht e percjell procesin maling të sinusit.

• Trajtimi kirurgjik I polipeve në hundë duhet gjithmonë të lidhet edhe me ndërhyrjen kirurgjike në sinuset paranazal.

“Ekipit të ORL-së, në Spitalin e Përgjithshëm te Gjilanit iu dëshirojmë suksese në vazhdimësi”, thuhet në fund të njoftimin të Spitalit të Gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.