Qindra mantelbardhë të komunës së Gjilanit i kanë dhënë mbështetje të fuqishme kandidatit të Lidhjes Demokratike te Kosovës për deputet, Dr.Imet Rrahmani.
Për këtë mbështetje, Rrahmani tha se ndihet shumë krenar dhe falënderues për kolegët e tij të profesionit.
“Mbështetjen e kolegëve të mi e vlerësoj shumë të rëndësishme për karrierën time dhe jam shumë krenar me këtë. Dua të them se asnjë qeveri sikur ajo Mustafa nuk e ka trajtuar shëndetësinë me prioritet. Falë këtij përkushimi, kemi arritur të bëjmë punë të jashtëzakonshme për shëndetësinë kosovare. Mbështetja e sotme do të më bëjë shumë më të përgjegjshëm që shëndetësia të trajtohet drejt”, tha Rrahmani.
Tubimin e ka përshëndetur edhe kryetari i LDK’së në Gjilan, Lutfi Haziri, i cili tha se krenohet me mjekët e Gjilanit, QKMF’në dhe Spitalin e Përgjithshëm.
“Për dy vite e gjysmë Dr.Imeti ia ka arritur ta menaxhoj mirë dhe ta ndryshoj krejtësisht qasjen në Ministrinë e Shëndetësisë, e cila ka qenë një ‘gjungëll’e madhe. Faleminderit mjekëve, në veçanti doajenëve, për mbështetjen kaq të madhe për Imetin dhe LDK’në. Unë krenohem me QKMF’në dhe Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, të cilët i lus të dalin masovisht me familje më 11 qershor”, tha Haziri.
*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017