Raportohet një gjuajtje me armë zjarri

Raportohet një gjuajtje me armë zjarri

Ankuesi,punëtor i sigurimit, raporton ne polici e Kosovës stacioni Policor në Gjilan, se derisa ishte duke kujdestaruar në objektin e ,,Drini Market” që gjendet në Rrugën e “Kamenicës”, kishte vërejtur një veturë Golf II, besohet ngjyrë e zezë me targë 01,duke lëvizur në drejtim të qytetit dhe me të ardhë përball “Drinit Marketit” kishte shkrepur me armë, krisma që besohet të kishin ardhur nga vetura në fjalë.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se është raportuar që pas gjuajtjes vetura largohet me shpejtësi në drejtim të panjohur. Sipas tij njësitet policore Reagues si dhe njësiti i Krim teknikës kanë dalë në vendngjarje, ku përball ,,Drini Market” janë gjetur dy gëzhoja të kalibrit 7.65 mm të cilat janë konfiskuar si dëshmi materiale, ndërsa nuk është mundur te konstatohet drejtimi i predhave.

Sipas tij, nuk ka pas të lënduar apo dëme materiale.

Në lidhje me rastin është kontaktuar Prokurori për Krime të rënda, dhe rasti i dedikohet për hetime të mëtejme njësive hetuese në Stacionit Policor në Gjilan.

KOMENTE