DYLON

I akuzuari L. L. dënohet me dy vite burgim

I akuzuari L. L. dënohet me dy vite burgim
Avatar photo Redaksia

Gjykata Themelore në Gjilan ka shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite burgim për të akuzuarin L. L.

Me datën 22 shkurt 2018 i akuzuari L. L. gjatë ngasjes së automjetit të tij në rrugën Gjilan – Prishtinë, nuk i është përshtat rregullave të komunikacionit, ku si pasoj ka goditur fëmijën E. B., ku nga plagët e marra nuk ka arritur të mbijetoj.

Me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik neni 378 paragrafi 1 lidhur me nenin 8 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

EkoHigjiena

Gjykata pas shqyrtimit të gjitha shkresave të lëndës dhe pas pranimit të fajësisë nga i akuzuari, ka shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite burgim, dhe dënim plotësues ndalimi i drejtimit të automjetit në afat prej 3 (tre) vite pas përfundimit të dënimit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.