DYLON

Gjykata dënon me katër vjet e tre muaj burgim të akuzuarin S. L.

Gjykata dënon me katër vjet e tre muaj burgim të akuzuarin S. L.
Avatar photo Redaksia

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit S. L., për kryerjen e veprave penale lëndim i rëndë trupor, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

I pandehur me datë 22.03.2023, rreth orës 22:00, në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjilan, për shkak të një mosmarrëveshje për një lloj hyrje – dalje me veturë që kishte mes të dëmtuarit I. M. dhe të akuzuarit, i akuzuari e godet me grushte në fytyrë tek nofulla dhe i dëmtuari rrezohet në tokë, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore të dëmtuarit, ku e humb vetëdijen dhe dërgohet për tretman në Spitalin Rajonal të Gjilanit, e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)., thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore të Gjilanit.

EkoHigjiena

Më tej në komunikatë thuhet: Në ditën dhe orën e njëjtë, i akuzuari ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm për jetën e njerëzve dhe të dëmtuarve A. M. dhe B. M., pasi që i afrohen afër të dëmtuarit I. M. për ti dhënë ndihmë dhe e pyesin se kush e ka goditë, i akuzuari përgjigjet se unë, dhe në atë moment në drejtim të tij niset i dëmtuari A. M., me këtë rast i akuzuari hynë brenda në lokal dhe nxjerrë revolen dhe nga një distancë prej 4.5 metra shtien dy herë, por nuk godet asnjërin.

Me datë 22.03.2023, rreth orës 15:00 në Motelin “Malibu” në Viti, i pandehuri pas autorizim dhe pa leje nga organet kompetente, e në kundërshtim të Ligjit zbatueshëm për armët ka mbajtur në pronësi armën e tipit Gardinov VT.

Trupi gjykues pas shtjellimit të gjitha provave dhe dëgjimit të dëshmitarëve, ka shpall aktgjykim dënues për kryerjen e këtyre veprave penale dhe të akuzuarit i shqipton dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) vjet e 3 (tre) muaj.

Palët e pakënaqura kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore të Gjilanit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.