DYLON

Të enjten seanca, në rend dite Statuti i Komunës

Të enjten seanca, në rend dite Statuti i Komunës
Avatar photo Redaksia

Të enjten, më 22.03.2018, Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancën e radhës, ku në rend dite është edhe miratimi i ndryshimeve dhe plotësimeve në Statutin e Komunës. Për miratimin e statutit nevojiten 2/3 e votave të anëtarëve të Kuvendit.

Kuvendi Komunal i Gjilanit ka 35 anëtarë që vijnë nga subjektet politike: LDK, Vetëvendosje, PDK, AAK, NISMA, AKR, KDTP dhe LS.

Seanca e katërt e Kuvendit të Komunës së Gjilanit do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, (ish objekti i gjykatës) ndërsa më poshtë keni të plotë rendin e punës.

EkoHigjiena

R E N D  P U N E

1. Konstatimi i prezencës së anëtarëve të Kuvendit dhe miratimi i procesverbalit nga seanca e kaluar
2. Statuti për ndryshimin dhe plotësimin e statutit të Komunës së Gjilanit 01. nr. 016-126211 të dt. 06.11.2014
3. Raporti Financiar për vitin 2017
4. Plani i punës për vitin 2018 i Kuvendit të Komunës së Gjilanit
5. Rishikimi i vendimi për caktimin e anëtarëve në Komitete të Kuvendit të Komunës së Gjilanit (kërkesë e MAPL)
6. Propozim vendimi për Themelimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi,(KKSB)
7. Rregullore (kgj) nr. 01/2018 për varrezat, ofrimin e shërbimeve të varrimit, rregullimin dhe mirëmbajtjen e tyre
8. Rregullore (kgj) nr. 2/2018 për ndryshim dhe plotësim të rregullores për kushtet, kriteret dhe procedurat e ndarjes së subvencione 01. nr. 016-126422 dt. 29.12.2016;
9. Rregullore (kgj) nr. 03/2018 për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores për taksa, ngarkesa dhe gjoba komunale 01. nr. 016-126416 të dt. 29.12.2016,
10. Propozim vendimi për zgjedhjen e anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit në Kuvendin e Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK)
11. Projekt kërkesë për mbështetjen e funksionimit dhe të angazhimit të stafit teknik dhe aktiviteteve socio kulturore dhe manifestimeve komunale në Teatrin e Qytetit në Gjilan
12. Të ndryshme

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.